EMRI/ Të shtënat me armë zjarri te “Farmacia 10”, një i plagosur përfundon në spital! Si nisi sherri me fqinjin

April 17, 2026


Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e njohur si “Farmacia 10”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, identifikuar si Ilirjan Dosti, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.

Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Ndërkohë ambulanca dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.



Source link