Lekët e çmimit i dua për djalin, e ndiej që s’do jetoj mbi 5 vjet (Video)

April 17, 2026


Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është shoqëruar me një nga rrëfimet më të forta dhe më drithëruese të gjithë këtij edicioni.

Gjatë darkës speciale të organizuar me të ftuarit, moderatorët e programeve të “Top Channel”, Rogerti ka bërë një deklaratë shokuese që ka lënë pa fjalë të pranishmit dhe publikun.

Teksa po diskutohej rreth qëllimeve dhe dëshirës për të prekur fitoren tani që janë vetëm një hap larg finales së madhe, Rogerti ka zbuluar motivin e tij të vërtetë dhe një parandjenjë të rëndë që e mundon.

Ai theksoi se çmimi i madh nuk ka të bëjë me famën apo luksin e tij personal, por ekskluzivisht me të ardhmen e të birit.

“Kam ardh me marr lekët me ja rujt djalit. Se unë e ndiej që s’do jetoj mbi 5 vjet,” – u shpreh ai.





Source link