Kërkojmë burg përjetë, e keni në duar se a do të jetojmë me frikë apo të sigurt
1
Familja e Liridona Ademajt ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, që i quajnë kriminelë, për krimin makabër ndaj motrës së tyre, raporton Klankosova.tv
Në seancën e sotme në këtë çështje penale, vëllai i të ndjerës, Leonardi, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm para trupit gjykues.
Me kërkesën për drejtësi, ai iu drejtua gjykatës se presin që Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të përfundojnë përjetë në burg, sepse vetëm kështu mund të jetojnë të sigurt dhe dhimbja e tyre të lehtësohet, raporton Klankosova.tv
Se a do të jetojnë në frikë këtë jetë, Leonardi i tha trupit gjykues, se e kanë ata në dorë ta vendosin.
“Na ka mbetur edhe një gjysmë jete, të cilën e keni në duar ju ta vendosni se a duhet të jetojmë me frikë apo duhet të ndihemi të sigurt në vendin tonë. Andaj kërkojmë që dënimi të jetë me burgim të përjetshëm. Çdo dënim tjetër e denigron Liridonën, vendin, shoqërinë dhe vetëdijen e populli tonë për këtë krim makabër. Vetëm vuajtja e dënimit të tyre, e qetëson sado pak dhimbjen e familjes tonë”.