Ngjarja tragjike në vend/ Babai me fëmijët dyshohet se ishin në gjumë kur shpërtheu zjarri

April 16, 2026


Tre persona vdiqën sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

Klan Kosova ju sjell detaje nga rasti tragjik.

Sipas informacioneve, dyshohet se në momentin e ngjarjes 35 vjeçari me fëmijët (djalë e vajzë) kishin qenë brenda banesës në gjumë.

E në banesë nuk ishin edhe tre fëmijët e tjerë të kësaj familje.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e fibrave të rrymës, por që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.



Source link