“Nuk jam …’, pas momenteve intime, Indri e shkoon Vanesan me veprimin e fundit

April 16, 2026


Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP” ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër, pikërisht atëherë kur u duk se kishin finalizuar romancën e tyre.

Pas puthjes që shkëmbyen mbrëmjen e djeshme, dyshja ka zhvilluar një bisedë të gjatë dhe sqaruese.

Gjatë këtij diskutimi, aktori është shprehur hapur se nuk është ende gati për këtë marrëdhënie, duke theksuar se nuk dëshiron të krijohen iluzione mes tyre.

Nga ana tjetër, ky sqarim nga ana e Indrit nuk e ka ndryshuar qëndrimin e Vanesës për sa i përket jetës së saj personale. Ajo ka treguar qartë vendimin për të ndërprerë përfundimisht marrëdhënien me partnerin që ka lënë jashtë formatit, një situatë që ka ngjallur shumë diskutime.

“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur. Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy,” është shprehur Vanesa duke pranuar situatën e re.

Më tej, ajo e bëri të qartë se nuk dëshiron të mbajë askënd pezull ndërkohë që vetë ndodhet brenda shtëpisë.

“Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat,” ka përfunduar ajo rrëfimin e saj.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë raporti mes saj dhe Indrit ditët në vijim, tani që letrat u hapën nga të dyja palë.



Source link