Duket se një tjetër çift i njohur i showbiz-it po kalon një krizë serioze!
Bëhet fjalë për Danja Kokën dhe partnerin e saj Redi, të cilët kanë ndezur menjëherë dyshimet e ndjekësve me lëvizjet e tyre të fundit në rrjetet sociale.
Ndjekësit e vëmendshëm kanë pikasur se dyshja ka bërë atë që në gjuhën e rrjeteve sociale përkthehet shpesh si treguesi i parë i një krisjeje: ata kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve (unfollow).
Por drama nuk mbaron me kaq. Si Danja, ashtu edhe Redi kanë zgjedhur të “zhdukin” nga profilet e tyre çdo foto apo gjurmë të përbashkët që vërtetonte romancën e tyre, duke ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme.
Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga asnjëra palë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.
A kemi të bëjmë me një ndarje përfundimtare, apo kjo është thjesht një zënkë e momentit që i ka çuar drejt këtij vendimi impulsiv?