Përfshihet nga flakët kompleksi i banimit pranë QSUT-së, tymi ‘pushton’ zonën

April 14, 2026


Një zjarr masiv ka rënë në një kompleks banimi pranë QSUT-së.

Sakaq, ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.

Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.



Source link