Zjarr në një shtëpi private në qendër të Elbasanit, dyshohet i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset

April 14, 2026


Një shtëpi private e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në Elbasan.

Zjarri nisi rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake flakët shpërthyen brenda një shtëpie të pabanuar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët izoluan zjarrin duke bërë të mundur mospërhapjen e tij në shtëpitë ngjitur.Teksa shtëpia ishte e pabanuar dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, ose aksidentalisht nga përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët strehohen në shtëpitë e pabanuara.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Source link