Orban humb zgjedhjet pas 16 vjetësh, Magyar shpall fitoren: Faleminderit Hungari
1
Peter Magyar, lideri i partisë opozitare në Hungari, po shfaqet gjithnjë e më i sigurt për rezultatin e zgjedhjeve të fundit në vend.
Ai ka publikuar pak çaste më parë një mesazh të shkurtër në rrjetin social në Facebook, duke i falënderuar të gjtihë votuesit.
“Faleminderit Hungari!” ka shruar ai.
Viktor Orban ka pranuar humbjen, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve është “i qartë”.
Ai thotë se e përgëzoi partinë fituese dhe pranon se rezultati është i dhimbshëm për Fidesz.
Kur janë numëruar rreth 70% të votave, opozita ka 138 ulëse në Kuvend, ndërsa Victor Orban vetëm 54.