“Ti mbaron për Selinën”/ Miri merr këtë vendim të papritur pas deklaratës së Rogertit (Video)
Darka e shumëpritur e katër finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5” ka prodhuar sërish dinamika dhe përplasje të forta.
Në vend të një atmosfere festive dhe paqësore, tryeza është kthyer në një fushëbetejë provokimesh, këtë herë mes Rogertit dhe Mirit, e cila ka përfunduar me largimin e këtij të fundit.
Gjithçka ka nisur kur Rogerti ka vendosur të “ngacmojë” Mirin lidhur me raportin e tij me Selinën.
Gjatë bisedës, Rogerti ka nisur të flasë për “xhelozinë dhe dashurinë”, duke i lëshuar një deklaratë të drejtpërdrejtë:
“Dashurinë, dashurinë! Mbaron ti për Selinën.”
Miri është shprehur i habitur dhe ka mohuar menjëherë me një “Jo” të prerë, por Rogerti ka vazhduar të insistojë, duke i thënë se e ka gabim.
I lodhur nga ky diskutim dhe duke mos dashur të bjerë pre e lojës së nervave, Miri ka marrë vendimin të ngrihet dhe të largohet nga tavolina.
Kur Rogerti e ka pyetur pse po ikën, Miri i është kthyer me një ton plot ironi:
“E di pse iki? S’e përballoj dot. Do rrish vetëm.”
Por as kjo nuk e ka ndalur Rogertin. I pashqetësuar nga braktisja, ai i ka thënë Mirit se nuk e ka problem të qëndrojë vetëm dhe se kjo tërheqje nuk është një strategji që të çon drejt fitores: “Më plasi. E ça mendon se e kam problem unë të rri vetëm? Po ti vërdallë do jesh… Por kjo nuk të ndihmon me fitu, kjo që ikën.”
Dialogu është mbyllur me një tjetër batutë thumbuese nga Miri teksa largohej, duke ia lënë “rrugën e hapur” kundërshtarit të tij: “S’ka gjë, e fiton ti.”
Ky moment ka ndezur menjëherë rrjetin. Ndjekësit po diskutojnë jo vetëm strategjitë e Rogertit për të destabilizuar kundërshtarët, por edhe nëse ka vërtet një pëlqim të fshehtë të Mirit ndaj Selinës apo ishte thjesht një provokim për ta nxjerrë nga kontrolli.