Aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku shfaqet i buzëqeshur përkrah partneres së tij, në një mbrëmje të qetë plazhi, gjatë një perëndimi spektakolar dielli.
Por më shumë se imazhi i ëmbël, vëmendjen e mori përshkrimi që si bashkëngjiti.
“Dhe më pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më vonë: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”
Ky moment, siç zbulon vetë Olsi, është shkrepur gjatë gender reveal-it të motrës së tij, e cila është në pritje për herë të dytë.
Leave a Reply