SHKUNDET TURQIA/ Dridhjet e tërmetit ndihen deri në ishujt e Greqisë. Ja magnituda dhe epiqendra – Lajme Big Brother Vip

November 24, 2026 •


Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar në brigjet perëndimore të Turqisë pasditën e kësaj të martë rreth orës 17:39.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra ishte në lindje të Bodrumit dhe afërsisht 80 kilometra në veri-veriperëndim të Rodosit.

Raportohet se thellësia fokale ishte 10 kilometra.

Dridhja u ndje edhe në ishujt në Egjeun lindor si Kos dhe Rodos. Deri më tani nuk janë lajmëruar dëme materiale apo lëndime, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.



Source link