Mos më ngri dorën mua se…(Video) – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

November 6, 2026 •


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është përplasur ashpër me gazetarin Klevin Muka gjatë një debati të nxehtë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Situata gati ka dalë jashtë kontrollit kur gazetari ka tentuar t’i ulë dorën Nokës, pasi ky i fundit i drejtonte vazhdimisht gishtin në fytyrë.

Pedagogu Ermal Hasimja është çuar duke shkuar drejt tyre për të shtensionuar situatën, ndërsa moderatorja Nisida Tufa është detyruar të ndërpresë emisionin.

Debati:

Noka: Cilët janë oligarkët që ka PD? As edhe një, Ta mbaroj unë. Është shërbim ndaj Edi Ramës të bësh opozitën e opozitës, të më tregosh ti mua që kam 13 vjet që bëj opozitë.

Muka: S’ka fare për të diskutuar, të lutem mos ma ço zërin se jemi dhe afër

Noka: Ta çoj zërin që të çudis

Muka: Mos më ngri dorën mua, ule dorën, jo dorën mua

Noka: Mos kap dorën mua se të…

Megjithatë, pas ndërprerjes, çdo gjë duket se i është rikthyer normalitetit, pasi janë qetësuar gjakrat, të dy i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit duke e lënë pas atë moment.



Source link