Përplasje politike dhe financiare në botë! – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 19, 2026 •


Java do të fillojë me vështirësi, bëri të ditur astrologia Chrysanthi Kalogeri këtë të hënë, më 19 tetor, në emisionin “Shije Shtëpie”. Ajo pohoi se gjatë kësaj jave do të jenë shqetësuese çështjet e jetës financiare, emocionale dhe disa situata që dalin sërish në pah, të cilat u paraqitën në fund të shtatorit.

“Afërdita është në një lidhje jo harmonike me Plutonin, ku na bën të pretendojmë më shumë sesa duhet, të kemi fanatizëm më tepër sesa duhet, të bëhemi xhelozë, të kërkojmë gjëra që nuk na përkasin.”

Sipas Kalogerit, kjo mund të jetë një situatë e vështirë si në sferën politike, ashtu edhe në atë financiare në botë, që ka të bëjë me ndikimin dhe me ndarjen e zonave të influencës.

“Në datën 21 kemi takime karmike, kemi zhvillime që vijnë në jetën tonë për të na dhënë një mësim. Dyert hapen përpara nesh, me mundësinë që ne të dimë ta vlerësojmë mirë situatën. Siç e kam theksuar, në përgjithësi, situata nuk është dhe aq e mirë dhe aq e këndshme. Një ditë shumë e rëndësishme është data 24 tetor, kur kemi takimin e Diellit me Afërditën në prapavijë në të njëjtën gradë dhe aty patjetër do të na shqetësojnë si çështjet financiare, situatat që janë të lidhura me sferën financiare, ashtu edhe ato që lidhen me anën emocionale. Dhe kemi këtu rikthimin e së kaluarës.”

Dashi: Vazhdoni të jeni të fokusuar në sferën financiare. Është momenti të rregulloni disa detyrime me anët që keni lënë pezull, në lidhje me shtetin, me tatimet, me detyrimet ndaj bashkëpunëtorëve tuaj. Por të gjitha këto duhet të bëhen me qetësi dhe pa insistuar në dëshirat tuaja, por duke e parë situatën me realizëm. Mos hyni në bashkëpunime financiare me njerëz të rrjetit tuaj shoqëror, me shoqëritë tuaja, dhe mos lini të tjerët t’ju drejtojnë në këto iniciativa financiare që ju doni të ndërmerrni. Ndërkohë që duket sikur keni njerëz që duan t’ju mbështesin në realizimin e qëllimeve dhe synimeve tuaja, mirëpo tani nuk është momenti i duhur.

Demi: Shumë të ndikuar nga kjo situatë jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, në pesëditëshin e parë të shenjës. Por, në përgjithësi, duhet të jeni të kujdesshëm të gjithë në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, me ndryshimet që mund të bëni në jetën tuaj shoqërore, por edhe në sferën profesionale. Jeni në një fazë që nuk keni qetësi… Nuk keni qetësi në shtëpinë tuaj, në anën tuaj emocionale, ndërkohë që keni edhe zhvillime. Kjo periudhë është pak më e komplikuar dhe ju të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm në bisedat dhe marrëveshjet që do të bëni më 24 tetor.

Binjakët: Një periudhë kur përditshmëria juaj ju preokupon, puna dhe ndoshta një problem shëndetësor. Është momenti të qetësoheni, të rishikoni edhe një herë përditshmërinë tuaj, ta organizoni akoma më mirë, të mos shqetësoheni nga lajmet që mund të merrni nga larg dhe që mund t’ju shqetësojnë pak në fillim të javës, ose mund të jeni të detyruar të bëni disa ndryshime në planet që kishit vendosur për ndryshimin e jetës dhe për ndryshimin që doni të bëni në lidhje me të ardhmen tuaj. Ju janë paraqitur disa shanse për të bërë një ndryshim më pozitiv në përditshmërinë tuaj, por gjithnjë duhet të keni parasysh të merrni mësimet e së kaluarës, t’i përshtatni ato me kushtet e reja dhe të përfitoni nga e kaluara, duke përballuar me qetësi problemet dhe vonesat që paraqiten në këtë fazë të jetës suaj.

Gaforrja: Pikërisht në fillim të javës, sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës, keni çështje që ju preokupojnë në lidhje me financat tuaja. Ndoshta prisni një ndihmë financiare dhe nuk e merrni. Njëkohësisht, është edhe një shans shumë i mirë për të rregulluar çështje nga e kaluara që i keni lënë pezull. Çështjet me investimet dhe me fëmijët mund t’i zgjidhni pa stres dhe pa ankth, ose mund t’i trajtoni me qetësi. Edhe sikur të mos kenë zgjidhje, zgjidhja do të vijë më vonë. Do të keni disa takime në planin emocional, do të keni rikthimin e ish-it ose pengesa në jetën tuaj emocionale, ju që jeni në një marrëdhënie.

Luani: Një periudhë pak e ngarkuar për ju të lindurit në pesëditëshin e parë të shenjës, kur mund të keni probleme në shtëpi, në familje, probleme profesionale që t’ju prishin terezinë ose t’ju prishin atë anën tuaj emocionale. Gjatë gjithë javës, të preokupuar do të jeni edhe me biseda në lidhje me bashkëpunëtorët tuaj. Gjëra të reja mund të dalin në pah, të cilat deri tani nuk i dinit. Njëkohësisht, do t’ju preokupojnë gjëra që kanë të bëjnë me prindërit, me familjen tuaj dhe ndoshta edhe një histori prone që ka të bëjë me njerëzit e rrethit tuaj. Gjithsesi, çështje të rëndësishme emocionale dhe financiare ju preokupojnë dhe ndryshojnë pak akset kryesore të jetës suaj.

Virgjëresha: Tani, përditshmëria juaj, puna juaj, ana shëndetësore, por sidomos pjesa e komunikimit, kërkojnë që të jeni shumë të vëmendshëm. Dy ditët e para të javës, kujdes se si e përdorni fjalën në bisedat që do të bëni në lidhje me sferën financiare, me klientët tuaj, por edhe me njerëzit me të cilët ndani përditshmërinë. Doni të bëni disa ndryshime në punë, mirëpo këto kërkojnë një investim më të madh, kërkojnë një buxhet më të madh. Nuk është nevoja të nxitoni për t’i bërë këto ditë. Takime interesante do të keni ndoshta edhe aty ku nuk e prisni gjatë kësaj jave, veçanërisht më 24 tetor. Jini të kujdesshëm. Do të keni shanse të rregulloni të kaluarën, por, në qoftë se keni rikthimin e ish-it dhe të një marrëdhënieje të cilën e kishit mbyllur, nuk ia vlen të riktheheni, sepse asgjë nuk do të jetë si më parë.

Peshorja: Është momenti të përqendroheni në sferën financiare, por edhe në marrëdhëniet tuaja personale. Diçka ju mundon… një dashuri, një problem financiar lidhur me fëmijët, të cilëve kërkoni t’u jepni mbështetje, apo rikthimi i një personi nga e kaluara. Keni disa çështje që do t’ju preokupojnë. Nga ana tjetër, disa nga ju ndoshta nuk paguhen ashtu siç duhet në këtë periudhë. Lekët do t’i merrni; mund të vonohen, por nuk keni për t’i humbur. Këtë periudhë nuk është momenti as të ngacmoni marrëdhëniet tuaja personale, as të bëni hapa të mëdhenj në një iniciativë lidhur me investimet. Këtë javë është mirë të mos veproni ose, në qoftë se kontratat dhe bisedat janë të pashmangshme, të jeni shumë të kujdesshëm me kë bashkëpunoni dhe si bashkëpunoni.

Akrepi: Ju preokupojnë jeta juaj emocionale, bashkëpunimet tuaja dhe rikthimi i personave nga e kaluara. Pra, mund të keni rikthimin e ish-it, mund të keni rikthimin e një bashkëpunimi ose mund të keni probleme në marrëdhëniet ekzistuese dhe në bashkëpunimet ekzistuese. Sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ju preokupojnë njëkohësisht edhe çështje që kanë të bëjnë me punën, por edhe me vendin ku banoni. Ndoshta ju preokupon një pronë, një transferim që do t’ju duhet të bëni. Me qetësi do të zgjidhen të gjitha këto, mjafton të mos merrni vendime përfundimtare dhe të mos nxitoheni.

Shigjetari: Takime intime, biseda intime lidhur me anën tuaj emocionale, me bashkëpunëtorët, me të dashurin tuaj, të gjitha këto ju stresojnë dhe ju krijojnë shqetësim. Të gjitha këto do të kalojnë, mjafton që ju të mos përfshiheni në biseda ose në punë që nesër-pasnesër nuk do të shkojnë ashtu siç i kishit planifikuar ose që mund edhe t’ju ekspozojnë. Gjithsesi, që tani jeni në një periudhë kur duhet të veproni pak më të tërhequr, t’i rishikoni edhe një herë planet dhe problemet tuaja, me qëllim që pas datës 15 nëntor të hyni fuqishëm dhe të përfitoni nga shanset që paraqiten në jetën tuaj në këtë periudhë, si dhe të hidhni më pas bazat e jetës suaj, të cilat edhe tani jeni duke i hedhur.

Bricjapi: Si jeta emocionale, ashtu edhe jeta shoqërore, por edhe karriera juaj vazhdojnë t’ju preokupojnë. Ju preokupon edhe diçka në sferën financiare. Ndoshta doni të bëni hapa më të mëdhenj sesa mundeni në lidhje me realizimin e një plani ose të një projekti që keni në sferën profesionale. Është mirë të mos merrni vendime përfundimtare dhe të mos i hidhni lehtë hapat, të mos bëni investime në këtë periudhë, por t’i rishikoni edhe një herë planet në punën dhe në karrierën tuaj.

Ujori: Ju preokupojnë karriera, jeta juaj shoqërore, por njëkohësisht ju preokupojnë edhe çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë, me familjen. Në fakt, jeni ju ata që merrni vendimet përfundimtare. Është mirë të mos ua impononi të tjerëve mendimet tuaja, të lini mënjanë kokëfortësinë dhe fanatizmin. Ndonjëherë ju, Ujorët, bëheni më tepër konservatorë sesa duhet, edhe pse jeni njerëz të lirë dhe njerëz që i shikoni gjërat me një sy më përparimtar se të tjerët. Ka momente kur bëheni shumë konservatorë. Është një periudhë e vështirë, por për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, disa çështje që kanë dalë në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit do t’ju dalin sërish në dhjetëditëshin e fundit të tetorit. Prandaj, jini shumë të kujdesshëm në situatat që do të trajtoni dhe mos merrni vendime përfundimtare.

Peshqit: Do të udhëtoni, do të shkoni në një vend ku keni shkuar edhe herë të tjera, do të takoni persona, miq të dashur, por mund të keni edhe ju rikthimin e personave nga e kaluara. Në fakt, jeni të ndjeshëm dhe disa nga ju do të bëni përpjekje për t’iu rikthyer një marrëdhënieje. Në qoftë se gjërave u është vënë kapaku që në shkurt të vitit 2026, është mirë të mos i riktheheni së kaluarës. Megjithatë, është një periudhë shumë pozitive për të rishikuar çështje që kanë të bëjnë me ligjin. Në qoftë se keni çështje të pazgjidhura ligjore, përpiquni të gjeni njerëzit që do t’ju mbështesin. Edhe mund të mos i gjeni në këtë periudhë, por bëni pak durim. Rishikoni edhe një herë planet tuaja për të ardhmen, ndërkohë që vazhdoni të jeni të kujdesshëm dhe parashikues në çdo gjë që ka të bëjë me sigurinë tuaj të brendshme, me sferën financiare, me ato që doni t’i bëni tuajat dhe me realizimin e disa ndryshimeve në akset kryesore të jetës, ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.

/tvklan.al



Source link