Klodit do t’i plasë zemra nga inati, Elijona e harron shpejt dhe bëhet nuse e tjetër kujt – kaq bukur po duket me vello – Ora Info

October 18, 2026 •


Ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të veçantë, duke u shfaqur e veshur me fustan të bardhë nusërie.

Për një set fotografik, Elijona ka vendosur të provojë një stil krejt ndryshe, duke u shndërruar në një nuse të vërtetë.

E veshur me të bardha dhe e rregulluar me kujdes, ajo ka sjellë një imazh elegant, duke i dhënë fotoshooting-ut një atmosferë të veçantë.

Paraqitja e saj në fustanin e nusërisë ka bërë që vëmendja të përqendrohet te pamja e saj, ndërsa fotografitë e këtij seti sjellin një anë tjetër të ish-finalistes, larg paraqitjeve me të cilat publiku është mësuar ta shohë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend.

Elijona, e cila gjatë edicionit të katërt të BBVK-së arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të këtij formati, vazhdon të jetë në qendër të interesimit edhe pas përfundimit të eksperiencës televizive.

Megjithatë, paraqitja me fustan nusërie nuk nënkupton domosdoshmërisht ndonjë lajm për martesë, pasi bëhet fjalë për një set fotografik.

Po juve, si ju duket Elijona Binakaj e veshur si nuse? A ju pëlqen kjo paraqitje e saj në të bardha?/ORAinfo/





Source link