Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari! Stop… – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kanë përfshirë Tiranën, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me Policinë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vejsiu përcjell një mesazh për kryeministrin Edi Rama, teksa thotë se asnjë post politik nuk vlen më shumë se jeta e një njeriu,ndërsa iu bën thirrje shqiptarëve të mos kthehen kundër njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
“Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e një shqiptari!”
STOP VËLLAVRASJES!
Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!
Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.
Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi.
Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve!
Na Mbro o Zot”, shkruan ajo.

Në një tjetër reagim, ajo thekson se pakënaqësitë e qytetarëve nuk duhen injoruar, por as nuk mund të justifikojnë dhunën, vandalizmin dhe shkatërrimin e pronës.
Moderatorja shpreh shqetësimin për pasojat e dhunës ndaj protestuesve, qytetarëve, bizneseve dhe efektivëve të policisë, duke dënuar njëkohësisht edhe veprimet e policëve që, sipas saj, tejkalojnë kufijtë e detyrës.
REAGIMI I PLOTE:
Para se te jete shume vone! Nuk duam 97 perseri, as percarje te nje populli kaq te vogel por kaq te mrekullueshem.
Oh sa mire me kene shqiptar! Por jo me lufte e duke vra njeri tjetrin.
Sot me shume se kurre duhet zgjidhje dhe shanse te barabarta. Jo vec per studentet por per cdo shqiptar. Kjo s’eshte thjesht nje levizje studentore. Kjo eshte revolta e njerezve qe skane asgje per te humbur. Por eshte edhe shume teori konspirative qe smund ti kuptojme dot.
Nelson Mandela, pas 27 vitesh burg dhe padrejtesie nuk e ndërtoi vizionin e tij mbi hakmarrjen dhe luften.
Ai na la një mësim të madh per paqen.
Martin Luther King na mësoi se urrejtja nuk mund ta shërojë urrejtjen. Ka urtesi nga revolucione te medha ku ka kaluar njerezimi, te cilat duhet ti degjojme!
E di qe sdo kuptohem nga te gjithe, do kontestohem. Por e di qe do kurajo te flasesh per driten dhe te miren kur arsyeja erret dhe mendjet regjen nga tensioni dhe presioni i nje katrahure qe eshte futur ne cdo shtepi e zemer shqiptare.
Një lutje për Tiranën dhe gjithe Shqiperine.
Unë e dua Shqipërinë. Dua shume Tiranen, e kam pare të ndryshojë, të rritet, të gabojë, të rrëzohet dhe të ngrihet.
Nuk dua që zemërimi i asnje qytetari të fshihet nën qilim.
Por sot, përpara çdo ëndrre tjetër europiane, unë dhe cdo njeri i civilizuar, i pergjegjshem dhe qytetar besoj ka një dëshirë shumë të thjeshtë:
Shanse te barabarta , Paqe, siguri, Vellazeri!
Sepse ti je i pakenaqur, ste jep te drejten ti biesh dikujt qe ste ka asnje borxh. Ti shkaterrosh biznesin, jeten. Jo kjo smund te normalizohet.
Nuk duam dhune, vandalizem, plackitje, nje vend qe digjet, te rinj qe sakatohen e ju thyen brinjet. Me falni, por as police qe jane ne rrezik jete. ( dhe se kam fjalen per ata police vandale qe kane tejkaluar skafandren e profesionit, te cilet i denoj).
Sezonet politike ikin e vijne, traumat trashegohen. Dhe me shume se demi material, eshte demi shpirteror i nje Kombi i cili sot eshte ne dhimbje .Dhimbje qe e trashegojne brezat.
Ngjallu o Fishta!
O Konica, qe ke thene realitetin me te hidhur : Armiku i shqiptarit eshte vete Shqiptari. Jo! Shqiptari eshte miku i shqiparit. Dhe era duhet te fryje kete