Ja çfarë folëm… – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 13, 2026 •


Menaxheri Xhani Demika ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku komentoi rikthimin e Eli Farës në skenë pas skandalit me videot intime me kompozitorin Adi Hila, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale.

Sipas menaxherit, iu desh shumë kohë që t’i mbushnin mendjen që të realizonte këtë koncert, pasi edhe fansat e kërkonin atë. Ai shtoi se pas shumë bisedimesh, ata arritën që t’a bindnin dhe pse kjo do jetë e vështirë për të.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Të gjithë po komentojnë rikthimin në skenë të Eli Farës, na zbulo diçka më shumë?

Xhani: Të jem i sinqertë, shumë njerëz na kanë shkruar dhe na pyetur se pse nuk marrim Elin, pse nuk ftojmë Elin. Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe t’a realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë dhe shumë të pamundur që të dilte. Por pas shumë bisedimesh, ne arritëm që t’a bindnim që ajo të bënte performancën në club. Ka njerëz që e duan dhe me zor e presin. Jo çdo koment duhet të ndikojë në jetën tonë. Aq më tepër që është një artiste në karrierë, me zor e ka ngritur këtë karrierë. E pse duhet të ndalojë, se në fund të fundit është diçka shumë personale e saj, ajo vetë e di. Prandaj ne vendosëm që ta realizonim këtë koncert. Mund të jetë e vështirë për të.

Sidorela: Po thua se mund të jetë e vështirë për të, më trego pak si po e kalon?

Xhani: Nuk e di shumë me brendësi, por uroj të shkojë sa më mirë koncerti. Uroj të vij si artiste, ashtu siç ka ardhur gjithmonë për të performuar. Ne kishim kohë që kishim menduar për këtë natën e legjendave dhe shansi ishte që ne ta ftonim më shpejt për ti bërë respektin tonë si artiste.

Sidorela: Ke një mesazh për të gjithë komentuesit?

Xhani: Me thënë të drejtën nuk jam askushi që t’u jap mendim njerëzve. Secili ka mendimin e vet, secili ka opinionin e vet. Por unë di të them se jeta vazhdon dhe secili mban përgjegjësi për gjërat që ndodhin. Gjërat kalojnë, secili të ecë me kokën lart.

Burimi: top-channel.tv



Source link