“Mbylle gojën…”, plas sh*rri mes Ballës dhe Hoxhës për Territorialen – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 8, 2026 •


8 tetor 2026 – Debati për reformën administrativo-territoriale 2.0 ka vijuar edhe jashtë sallës së Kuvendit, duke u zhvendosur në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan.

Socialisti Taulant Balla dhe analisti Artan Hoxha u përfshinë në një debat të tensionuar lidhur me numrin e punonjësve në administratën publike dhe efektet e reformës territoriale.

Hoxha pretendoi se numri i të punësuarve në administratën qendrore dhe vendore është rritur krahasuar me vitin 2015, ndërsa Balla kundërshtoi shifrat dhe akuzoi analistin se po jepte informacione të pasakta.

Pjesë nga debati:

Hoxha: Në totalin e shtetit keni gjetur këtë shtet me 163 mijë të punësuar në total, qeveri qendrore dhe vendore. Sot, së bashku, qeveri qendrore dhe vendore, jeni 187 mijë. Tani më thoni mua, pushteti lokal e kanë me 41 mijë, administratë dhe ndërmarrje bashkiake, dhe pushtetin qendror e kanë me diferencën e 187 mijë.

Balla: Unë flas me letra, ti flet nga ajri.

Hoxha: Më thoni mua, çfarë bën kjo qeveri me këtë ndërmarrje shtetërore? Këta thonë tani kemi ulur numrin e personelit. Këta e kanë shtuar tani me 20 e kusur mijë në total, kanë transferuar ca funksione të pushtetit lokal, për këtë arsye u rritet atyre stafi, por duhej të ishte pakësuar në pushtet qendror. Rrit këtej, rrit andej. Ku është rezultati i reformës së 2015?

Balla: Ja ta them unë. Të të shpjegoj unë, o zotëri, se ti ia fut kot.

Hoxha: Parazit shtetëror.

Balla: Jo, ia fut kot. Ia fut kot.

Hoxha: Po si kot? E ke në statistikë.

Balla: Po do më lësh të them dy fjalë? Po gënjen, mo, gënjen.

Hoxha: Po hë, mo, hape faqen e INSTAT-it. Hape.

Balla: Gënjen, mo, gënjen. Mbylle gojën e të them unë ty tani.

Hoxha: Hape tani.

Balla: Atëherë. Të të marr një shembull, në vitin 2015, Bashkia Lushnjë, pastrimin deri para tre vitesh e kishte privat. Dhe rezultoi, dhe ftoj popullin e Lushnjës të marrë në telefon Fevziun tani, rezultoi se ai pastrim me atë kompani private nuk jepte cilësinë e duhur të shërbimit. Në vitin 2023, Bashkia Lushnjë vendos që këtë shërbim të mos ta bëjë më me privatin, por ta bëjë me një ndërmarrje të vetën. Pra, paratë njëlloj janë. U bë ndërmarrja shtetërore, ti mund të thuash se ata janë punonjës shtetërorë. Ata ishin të njëjtët punonjës, por çfarë ndodh? Bashkia harxhonte 1 milion euro për këtë shërbim. 20% ikte TVSH, 20% i merrte kompania. Nga 1 milion euro, kursej të paktën 400 mijë euro dhe sot Lushnja është më e pastër, pastrohet nga një kompani publike.

/tvklan.al



Source link