A do të jetë në BBVA 6? Alketa Vejsiu zbulon karrigen e kujt do të zërë
Alketa Vejsiu ka folur për herë të parë për zërat që e kanë lidhur me rolin e opinionistes në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”.
Moderatorja ishte e ftuara e parë në premierën e “Live me Luizin”, ku Luiz Ejlli e pyeti drejtpërdrejt për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi.
“Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother. Karrigen e kujt do të zësh?”, e pyeti Luizi.
“Unë nuk zura karrigen e askujt, më thanë të ulem se nuk ishte Arbri dhe u ula”, iu përgjigj Alketa, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj si opinioniste në një prej puntatave të edicionit të kaluar.
Por Luizi sqaroi menjëherë se pyetja kishte të bënte me sezonin e ri: “Nuk po them për atë puntatën e vjetshme, për tani”.
Përgjigjja e Alketës la të kuptohej se, të paktën aktualisht, ajo nuk është pjesë e panelit të opinionistëve. Me humor, moderatorja e zhvendosi bisedën drejt drejtimit të spektaklit.
“Unë do të pres të mërzitet Ledjoni”, tha ajo, përpara se të sqaronte se bëhej fjalë për një batutë.
“Bëj shaka, jam e lumtur që e drejton Ledioni se e bën shumë mirë. Ashtu siç Arbana e ka bërë shumë mirë dhe unë do ta bëja në atë stilin tim, por sërish shumë mirë”, shtoi Vejsiu.
Biseda vijoi me një koment të Luizit për largimin e saj nga Top Channel, të cilin ai e krahasoi me një prej lëvizjeve më të diskutuara në futboll.
“Dy gabime janë bërë në këtë botë, ikja e Messit nga Barcelona dhe e jotja nga Top Channel. Këtu dukesh edhe më e bukur”, i tha ai.
Alketa nuk dha një mohim të prerë me një “jo” për rolin e opinionistes, por nga mënyra se si iu përgjigj pyetjes nuk konfirmoi asnjë angazhim të tillë për sezonin e ri të “Big Brother VIP”.