Rina Balaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, duke u kërkuar të ndajnë me të diçka që zakonisht zgjedhin ta mbajnë për vete.
Mes rrëfimeve që këngëtarja ka vendosur të publikojë ishte edhe ai i një ndjekësi, i cili tregonte një situatë të pazakontë që, sipas tij, përfshin partnerin e shoqes së tij.
“I dashuri i shoqes sime është homoseksual. Ai më ngacmon mua, por unë nuk ia var dhe nuk dua t’i ndaj”, shkruhej në mesazhin e dërguar Rinës.
Në pamje të parë, mesazhi mund të krijonte përshtypjen se ishte dërguar nga një vajzë, por Rina sqaroi një detaj që ndryshoi kontekstin e rrëfimit.
“Vajza, bëni kujdes!”, shkroi këngëtarja krahas reagimit të saj, duke bërë të ditur më pas se personi që i kishte dërguar sekretin ishte një djalë.

Rina nuk dha detaje të tjera për identitetin e personave të përmendur, ndërsa mesazhi mbetet një rrëfim anonim i një ndjekësi dhe pretendimet e tij nuk mund të verifikohen.