“Ndodh e pazakonta!”/ Meteorologia befason me parashikimin e muajit Tetor: Prisni…
Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja paralajmëroi se kjo fundjavë është më e përshtatshme për të qëndruar në shtëpi me veshje të ngrohta, sesa për të frekuentuar bregdetin si fundjavat e kaluara.
Porja deklaron se të dielën, dielli do të rikthehet fuqishëm dhe temperaturat do të rriten sërish në 28 gradë, ndërsa java e re pritet të rikthejë vlerat termike deri në 30 gradë Celsius.
Ndërkohë, parashikimet për muajin tetor tregojnë një panoramë dinamike klimaterike. Për shkak të fenomenit El Nino, tetori do të jetë më i ngrohtë se normalja, por paralelisht do të jetë një muaj mjaft i lagësht.
“Ajo çfarë është vënë re, në fakt pothuajse gjatë këtyre tre-katër ditëve, kemi patur freskim të motit. Sidomos në mëngjes, për të gjithë ata që kanë dalë ose që dalin herët për në punë, është dashur të veshin një xhaketë në orët e para të mëngjesit, pasi temperaturat minimale në zonat malore kanë shënuar edhe 4 apo 5 gradë.
Megjithatë, të dielën presim përmirësim të motit, do të kemi rritje të temperaturave. Presim të dielën 28 gradë dhe java tjetër do të shënojë temperatura edhe 30 gradë në fakt. Nuk është se është një situatë e cila do zgjasë, por është një situatë krejtësisht e përkohshme dhe kalimtare. Reshjet më të përqendruara do të jenë në perëndim të territorit dhe përgjatë ultësirës perëndimore. Pra, zonat që do kenë më shumë do të jetë veriperëndimi: Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, Librazhdi. Do të ketë Kukësi, Peshkopia, dhe zonat e juglindjes, pra Korça, parashikohet t’i ketë reshjet sonte gjatë natës dhe gjatë ditës së shtunë.
Parashikohet në jug, përveç Korçës, të ketë edhe qarku i Vlorës, ku herë pas here reshjet do të jenë me intensitet. Nuk është një situatë për t’u alarmuar, që do të kemi ndonjë përmbytje masive apo problematike, por do të kemi reshje të cilat do të jenë pa diskutim në formë rrebeshi. Të shtunën shumë pak reshje, të dielën me diell dhe e gjithë java tjetër sjell jo vetëm diell, por fillojnë dhe rriten temperaturat. Kemi sërish 28, 29, do jetë dita e hënë që do shënojë dhe 30 gradë, kështu që dielli do jetë prezent, nuk është se u largua”, tha Porja.
The post “Ndodh e pazakonta!”/ Meteorologia befason me parashikimin e muajit Tetor: Prisni… appeared first on Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit.