Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”? – Lajme Big Brother Vip

September 25, 2026 •


Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku gjatë intervistës ai zbuloi disa emra të personazheve të njohur që ka dëshirë t’i shohë në edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP”.

Emri i parë që përmend ishte i Milaim Zekës pasi sipas Manes, ai është kontrovers. Më pas tha për vajzën e Alfred Cakos pasi ky i fundit do të ishte një ‘tifoz i zjarrtë’ që do shkonte nëpër panele për të mbrojtur të bijën.

Mane nuk e la me kaq, pasi përmendi edhe emrin e një politikani, atë të Erion Braçe. Sipas tij, Braçe është ‘grindavec, tekanjoz dhe që i shkon debatit’.

Ndërkohë shtoi se vetë nuk do të rifutej më në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pasi publiku ka nevojë për fytyra dhe karaktere të reja.

Pjesë nga intervista:

Stelina: Po afron një edicion i ri i “Big Brother VIP”, kë mendon ti se do ishte një personazh që mund t’i jepte diçka publikut dhe është interesant për t’u parë?

Bledi: Kë do sugjeroja unë të futej aty brenda?

Stelina: Po

Bledi: Mendoj Milaim Zeka se është kontrovers dhe besoj se do pranonte. Vajza e Alfred Cakos, Helga.

Stelina: Është interesante

Bledi: Me aq sa e njoh, ka një lidhje të fortë familjare dhe Alfredi jashtë do të ishte një tifoz i zjarrtë, i çmendur që do të shkonte nëpër panele, do të mbronte vajzën. Ata janë një familje qytetare, që përkthejnë e botojnë libra. Ata janë mësuar me televizionin dhe famën. Tjetër, ka shumë personazhe Shqipëria. Erion Braçe do më pëlqente, është një grindavec, tekanjoz dhe një njeri që i shkon debatit. Besoj se do të qëndronte deri në fund besnik i ideve. Ne e njohim politikanin si ‘hajduti e maskarai’, nuk e njohim pjesën njerëzore.

Burimi: top-channel.tv



Source link