Kush është babai? Ish-çifti shqiptar zbulon nëse është bërë testi i ADN-së pas ndarjes

September 21, 2026


Katerina Goga dhe Arnold Damazeti nuk janë më bashkë. Ndarja e ish-çiftit të “Për’puthen” ishte bërë publike që në muajin qershor, kur Katerina deklaronte se prej rreth tre muajsh nuk kishin komunikim, ndërsa më pas mes tyre pati edhe deklarata publike lidhur me shtatzëninë dhe atësinë e fëmijës.

Tashmë, pas ardhjes në jetë të vajzës, Katerina ka folur për herë të parë në “Prive By LS”, duke zbuluar edhe çfarë ka ndodhur me testin e ADN-së, të cilin Arnoldi kishte kërkuar publikisht më herët.

Ajo tregoi se pas lindjes kishte menduar ta kontaktonte ish-partnerin dhe madje kishte shkruar një mesazh, por në fund kishte vendosur të mos e dërgonte.

“Në fakt e shkruajta një mesazh, po nuk e dërgova kurrë. E shkruajta me atë inatin që kam unë: ‘Faleminderit për spermën, kam këtë beb super, që e rrita dhe e ushqeva vetë me këtë trupin tim’. Kaq. Nuk isha gati akoma”, rrëfeu Katerina.

Sipas saj, komunikimi mes tyre u rivendos më vonë. Katerina tregoi se pasi kishte kontaktuar një person të afërt të Arnoldit, ai e kishte zhbllokuar dhe më pas e kishte telefonuar për të diskutuar pikërisht çështjen e testit të ADN-së.

“Më kontaktoi pastaj, më foli në telefon, e hoqi bllokun dhe më mori që të flisnim për atë gjë”, tregoi ajo.

Katerina thotë se këtë herë ka qenë vetë ajo që i ka kërkuar Arnoldit të vinte dhe ta kryenin testin, në mënyrë që çështja që ishte diskutuar publikisht prej muajsh të merrte një përgjigje.

“I thashë: ‘Do vish të bëjmë atë gjë, të lutem. Duhet, nuk mund të jetë kështu’. Sepse u bë që u bë, më pyesnin të gjithë. Edhe unë edhe ai e dimë, po flitet kot”, rrëfeu ajo.

Megjithatë, testi i ADN-së nuk është kryer ende. Sipas versionit të Katerinës, Arnoldi nuk ka ardhur deri tani për ta realizuar atë.

Çështja e atësisë ishte kthyer në temë publike që gjatë shtatzënisë. Në qershor, Arnoldi deklaronte se kishte kërkuar prej muajsh një test ADN-je dhe pretendonte se Katerina nuk kishte pranuar, ndërsa ajo e kundërshtoi atë version dhe deklaroi se testi mund të bëhej pas lindjes.



Source link