Zemra e Kosovës është në Hagë – Ora Info

September 20, 2026


Yll Limani ka mbajtur dje një koncert në Shtutgart të Gjermanisë.

Gjatë ngjitjes në skenë, artisti u shfaq me një këmishë të zezë e cila mbante emblemën e UÇK-së. Përpara qindra të pranishmëve, ai përcolli një mesazh mbështetës pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale.

“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet të kthehen në vendin e tyre”, ka deklaruar ai përpara publikut, para se të interpretonte këngën “Kthem”, një interpretim i dedikuar shtëpisë dhe vendlindjes.





Source link