Reagon menjëherë djali i Hashim Thaçit pasi Yll Limani ua dedikoi këngën ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026


Performanca e Yll Limanit në koncertin e mbajtur mbrëmjen e 19 shtatorit në Porsche-Arena të Stuttgartit ka sjellë edhe reagimin e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Koncerti në Gjermani ishte pjesë e turneut ndërkombëtar të këngëtarit.

Gjatë mbrëmjes, Yll Limani u shfaq në skenë me emblemën e UÇK-së dhe, përpara interpretimit të këngës “Kthehu”, iu referua Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët ndodhen në Hagë.

Ata duhet me u kthy te na”, u shpreh Limani përpara publikut, ndërsa më pas nisi interpretimin e këngës. Nga salla u dëgjuan edhe thirrje “UÇK”.

Momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë edhe vëmendjen e Endrit Thaçit. Ai publikoi në Instagram pamje nga performanca e Yll Limanit, duke e falënderuar këngëtarin për dedikimin.

“UÇK – simboli që na bashkon të gjithëve. Faleminderit Yll Limani për emocionin”, shkroi Endrit Thaçi në reagimin e tij.

Reagimi i tij erdhi menjëherë pas koncertit, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin e performancës së Yll Limanit dhe mesazhin që Endrit Thaçi zgjodhi ta shoqëronte me një zemër të kuqe.



Source link