VIDEO/ Adeyemi merr vëmendjen në Barcelonë, shkon në stërvitje me makinë me targa të Kosovës

September 13, 2026


Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen jashtë fushës së blertë me një detaj të pazakontë gjatë mbërritjes në qendrën stërvitore të Barcelonës.

Sulmuesi gjerman është filmuar duke udhëtuar me një automjet që mbante targa të Kosovës, ndërsa në pamjet që po qarkullojnë në rrjet dallohet kodi “05”, i cili i përket rajonit të Ferizajt.

Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re nga shqiptarët në rrjetet sociale, ku pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe kanë sjellë komente me humor për një Adeyemi “të shqiptarizuar”.

Futbollisti 24-vjeçar është një nga afrimet e Barcelonës për sezonin 2026/27. Klubi katalanas zyrtarizoi më 23 korrik transferimin e tij nga Borussia Dortmund, me Adeyemin që firmosi kontratë deri në vitin 2031.

Gjermani ka nisur tashmë të lërë gjurmë edhe në fushë. Vetëm pak ditë më parë ai shënoi në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Feyenoord në Champions League, duke realizuar golin e tij të parë në këtë kompeticion me fanellën blaugrana.



Source link