I mbushi 60 vjeç, kaq shumë ka ndryshuar Aida Baraku
38
Këngëtarja Aida Baraku, dikur një nga emrat më të njohur dhe më të pëlqyer të estradës, prej vitesh qëndron larg skenës muzikore.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e jashtme.
Aida ka humbur disa kilogramë dhe ka ndryshuar edhe stilin e saj.
Këngëtarja ka mbushur 60 vjeç, ndërsa në paraqitjet e fundit duket në formë të mirë dhe me një pamje të freskët, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse prej kohësh nuk është aktive në skenën muzikore, Aida mbetet një emër i njohur për publikun, sidomos për ata që e kanë ndjekur gjatë periudhës së saj aktive në muzikë.
