Kendall Jenner shkëlqen me pamjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia
6
Kendall Jenner ka arritur të tërheqë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia gjatë premierës së filmit “Wild Horse Nine” me një paraqitje mbresëlënëse.
Ajo ka zgjedhur të rikthejë pas në kohë një fustan të përjetshëm të viteve ’90, duke lënë mënjanë veshjet moderne.
Veshja e saj i përkiste një fustani nga Giorgio Armani. Kendall u vlerësua nga të pranishmit pasi ndaloi për t’u dhënë autografe edhe fansave që e prisnin në festival.
Modelja, e cila është ambasadore e Armani Beauty kompletoi paraqitjen e saj elegante me bizhuteri diamanti nga Briony Raymond.
Ashtu si shumë modele të tjera, Kendall shfrytëzoi në maksimum paraqitjen e saj në Venecia, pavarësisht se nuk ka një rol në filmin e Martin McDonagh.
Ndërkohë, Kendall pritet të marrë pjesë në një sërë eventesh të Armani-t gjatë ditëve në vijim, por sipas burimeve nuk do të shoqërohet nga partneri i saj Jacob Elord pasi bënë publike lidhjen e tyre në fillim të këtij viti.
