Nga dhimbjet e barkut te vd*kja në ambulancë, dalin detajet e renda te 37-vjecares qe humbi jeten – Lajme Big Brother Vip
Marjana Karolina Bunaj, 37 vjeçe, humbi jetën në rrethana tragjike gjatë transferimit të saj nga spitali i Pogradecit drejt kryeqytetit, ndërsa ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. E ndjera, e cila kishte origjinë nga Mirdita dhe jetonte në Pogradec pas martesës, ndodhej në tremujorin e tretë të shtatzënisë.
Bashkëshorti i saj ishte nisur vetëm pak ditë më parë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ku familja e tij është e vendosur, ndërsa 37-vjeçarja po bënte përgatitjet për t’u ribashkuar me ta.
Ishte planifikuar të ishte udhëtimi i saj i parë përtej oqeanit, mirëpo mesnatën e së dielës ajo u përball me shqetësime të forta abdominale.
Pasi kontaktoi motrën e saj që jetonte afër, kjo e fundit e transportoi me mjetin e saj privat drejt institucionit spitalor.
Mjekët e spitalit të Pogradecit dyshuan për një hemorragji të mundshme dhe, pasi e shtruan në maternitet, vlerësuan se emergjenca kërkonte transferim urgjent drejt Tiranës.
U vlerësua mundësia e përdorimit të helikopterit, por shkak i errësirës së natës, ky opsion nuk u realizua dot.
Bazuar në të dhënat paraprake, pacientja mbërriti me shenja vitale tejet të dobëta dhe në gjendje që nuk lejonte transportin, ndërkohë që u ndërmorën procedurat e reanimimit.
Rreth orës 04:30 të mëngjesit, ajo u nis për në Tiranë me autoambulancë.
Gjatë mbërritjes në hyrje të qytetit të Elbasanit, gjendja e saj u përkeqësua deri në ndalim të reagimit, çka shtyu infermieren t’i drejtohej shoferit me fjalët “Fute te spitali i Elbasanit se na iku.”. Motra e Marjanës, e cila e shoqëronte në ambulancë, ka deklaruar se 37-vjeçarja nuk ishte më gjallë në momentin kur automjeti mbërriti në spitalin e Elbasanit.
Më tej, trupi i pajetë u dërgua për ekzaminim mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, ndërsa motra e viktimës ka ndërmarrë hapat ligjorë duke bërë kallëzim në komisariatin nr.
4.