“9 muaj pa ty”, Selvija ta këput shpirtin me këtë dedikim emocionues për Shpatin – Ora Info

August 31, 2026


Në 9-mujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka ndarë një dedikim prekës për të, duke shprehur dhimbjen e thellë që ka lënë pas humbja e tij.

Me anë të një postimi në Instastory të shkruar në gjuhën angleze pëshkroi dhimbjen e madhe, shkruan Indeksonline.

“Ke vdekur dhe unë kam aq shumë nevojë të të tregoj se si ndihem. Kam nevojë që të më mbash në këmbë, ndërsa të tregoj këtë boshllëk që ekziston tani në zemrën time dhe zbrazëtinë që më përpin shpirtin. Kam nevojë të më mbash ndërsa qaj për ty dhe i bërtas zotit për një përgjigje që tashmë e di, por që refuzoj ta pranoj si arsye.

Ti ke vdekur dhe ti je i vetmi që mund të më ndihmosh ta përballoj këtë”!

“9 muaj pa ty.” , ka shkruar ajo.

Një dedikim i dhimbshëm nga Selvija, që tregon edhe një herë mallin dhe boshllëkun e madh që ka lënë pas Shpati.





Source link