Alketa Vejsiu ndan video nga ambientet e “Big Brother VIP Albania”
Në një kohë kur emri i Alketa Vejsiut po përflitet gjithnjë e më shumë si pjesë e sezonit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”, moderatorja ka rikthyer në rrjetet sociale një video nga eksperienca e saj e fundit në spektakël.
Bëhet fjalë për pamje të disa muajve më parë, kur Vejsiu ishte e ftuar në një nga netët live të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ku zëvendësoi përkohësisht Arbër Hajdarin në rolin e opinionistes.
Në videon e ripublikuar, Alketa shihet në ambientet e spektaklit, ndërsa përcjell një mesazh për mënyrën se si njerëzit zgjedhin të duan dhe atë që mbetet përtej pamjes së jashtme.
“Mjerë ata që kanë dashur dhe njohur në jetë trupin, pamjen, formën. Ato do t’i marrë të gjitha vdekja… dhe lum ata që kanë dashuruar shpirtin. Ata do ta gjejnë përsëri, edhe në jetën tjetër”, shprehet Vejsiu në video.
Koha në të cilën moderatorja ka zgjedhur t’i rikthehet pikërisht kësaj videoje ka tërhequr vëmendjen, pasi prej ditësh po qarkullojnë zëra se ajo mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”.
Gazetari Elton Tozaj deklaroi së fundmi se Alketa do t’i bashkohet edicionit të ri, megjithëse nuk specifikoi nëse bëhet fjalë për një rol si moderatore apo opinioniste.
Një tjetër detaj që shtoi dyshimet ishte fakti se vetë Vejsiu pëlqeu në Instagram videon ku Tozaj fliste për angazhimin e saj të mundshëm në BBVA 6.
Tashmë, edhe rikthimi nga Alketa i pamjeve të saj brenda “Big Brother VIP” vjen në një moment interesant. Megjithatë, publikimi i videos nuk përbën në vetvete konfirmim se ajo do të jetë pjesë e sezonit të ri.
Deri në një njoftim zyrtar, mbetet e hapur jo vetëm pyetja nëse Alketa Vejsiu do të rikthehet në “Big Brother VIP Albania”, por mbi të gjitha se cili do të jetë roli i saj këtë herë.