Brikena dhe Mateo po vijojnë të kalojnë kohë së bashku edhe pas përfundimit të angazhimit të tyre në “Procesi Sportiv”, duke zgjedhur pushimet për të qëndruar larg ritmit të përditshëm të televizionit.
Pas udhëtimit të tyre në Turqi, këtë herë dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Ulqinin, ku kanë ndarë edhe disa momente nga bregdeti.
Në një prej postimeve të fundit të Mateos, realizuar në plazh gjatë perëndimit të diellit, ndjekësve u ka rënë në sy një detaj në dorën e Brikenës.
Në byzylykun e saj shihet një varëse e personalizuar me mbishkrimin: “MATEO 1 OF 1”.

Detaji është interpretuar si një dedikim i Brikenës për partnerin e saj, duke treguar se marrëdhënia mes tyre vijon normalisht edhe pas daljes nga formati dhe angazhimeve televizive.
Dyshja ka qenë shpesh në vëmendje për raportin e tyre, veçanërisht pas ulje-ngritjeve që pati lidhja pas “Big Brother VIP Albania”, por gjatë javëve të fundit kanë ndarë vazhdimisht momente së bashku.
Këtë herë, pa deklarata apo postime të gjata, ishte pikërisht ky detaj i vogël në byzylyk ai që mori vëmendjen.