Hena ne Akrep ju jep pushtet per t’i cuar gjerat deri ne fund…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu – Lajme Big Brother Vip
Sot Hena ne Akrep ju jep pushtet per t’i cuar gjerat deri ne fund, jo vetem per kenaqesi, por edhe per ndjenja. Ne disa raste do beheni absolute, duke mos pranuar mendimet e te tjereve, por as nuk do heshtni kur te shihni se e drejta juaj po mbytet. Nje energji e forte po ju shtyn te reagoni, te zbuloni dhe te mos lini asgje pergjysme.
♈️ Dashi
Sot do keni tendencen te shpenzoni pa kontroll ne ceshtjet ekonomike ose te beheni shume dyshues per nje person ne ceshtjet personale. Nje levizje impulsive mund t’ju kushtoje me shume nga sa mendoni.
♉️ Demi
Do qendroni te heshtur ne nje ceshtje familjare deri ne momentin qe do kuptoni se po ju hipin mbi kurriz. Ne kete rast pritet shperthimi juaj dhe mund te dalin ne drite gjera qe deri tani i keni mbajtur brenda.
♊️ Binjaket
Do jeni me mendimin se i dini te gjitha dhe nuk do kuptoni se disa rrethana sot, sidomos ne lidhje me punen, nuk jane shume ne favorin tuaj. Keshtu mund te gaboni ne ndryshime apo levizje dhe pasoja mund te jete e menjehershme.
♋️ Gaforrja
Nje ceshtje ekonomike qe ju vjen ne dore mund te perfundoje ne duart e dikujt tjeter, pikerisht atij qe mendonit se do t’ju realizonte nje deshire, nje takim apo nje blerje interesante. Mund te dilni me humbje dhe kjo do t’ju lere nje shije te hidhur.
♌️ Luani
Per ju kontrolli do jete perparesi, por sot ka disa situata dhe aspekte delikate familjare qe nuk mund t’i kontrolloni dot. Dikush mund te nderhyje ne momentin e fundit dhe t’ju prishe planet.
♍️ Virgjeresha
Deri tani duket se keni kontrollin absolut mbi planet tuaja, por nje dyshim i vogel apo nje provokim mund t’ju beje te humbni kontrollin dhe te gaboni. Kujdes, sepse nje reagim i momentit mund te ndryshoje rrjedhen e dites.
♎️ Peshorja
Ceshtjet e ekonomise do kerkojne vetebesim dhe nje plan ambicioz per t’u ringritur perseri. Por sot mund te rezultoje se do shpenzoni shume vetem per te ruajtur figuren tuaj. Pamja e jashtme mund t’ju kushtoje me shume nga sa prisni.
♏️ Akrepi
Hena ne shenjen tuaj ju ekspozon ne ndjenja apo ambicie dhe hedh ne dyshim nje takim ose sipermarrje ne karriere. Intuita juaj mund te mos ju jape garanci per sukses sot, ndaj nje vendim i nxituar mund t’ju coje ne nje drejtim krejt tjeter.
♐️ Shigjetari
Keni nje te fshehte sot qe doni ta mbroni me cdo kusht ose nje pike te dobet qe nuk deshironi ta tregoni. Ne jeten reale do perpiqeni te dukeni personi i argetimit, udhetimeve dhe planeve, ndersa brenda jush do zhvillohet nje beteje krejt tjeter.
♑️ Bricjapi
Per ju dita mbart nje informacion qe quhet i rendesishem dhe mbeshtetes, por nuk do t’i vini veshin dhe mund te gaboni ne planin ekonomik apo shpirteror duke dhene me shume seç duhet. Nje sinjal qe e nenvleresoni sot mund te marre rendesi me vone.
♒️ Ujori
Per ju hapesira dhe mundesite e sotme vendosen nga Hena ne Akrep, e cila ju fut drejt nje sipermarrjeje me te rrezikshme sesa nje pune apo marreveshje e sigurt. Nje hap i guximshem mund t’ju coje larg, por edhe t’ju vendose perballe nje te papriture.
♓️ Peshqit
Dita e sotme do ishte komplet e juaja ne plane, udhetime dhe romance, po te mos dilte nje problem pune qe ju terheq vemendjen keq ose nje thashethem. Dicka qe nis si nje shqetesim i vogel mund t’ju ndryshoje krejt ritmin e dites.