Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një pamje ndryshe nga ajo që publiku është mësuar ta shohë zakonisht në rrjetet sociale.
Në një foto të publikuar në Instagram Story, ajo shfaqet në makinë, pa makeup dhe me një paraqitje tërësisht natyrale. Krahas fotos, Sara ka treguar se kishte vendosur t’i jepte fytyrës një ditë pushimi nga grimi.
Pamja e saj pa makeup nxjerr në pah një look më të thjeshtë dhe natyral, ndryshe nga paraqitjet e kuruara që ajo zgjedh shpesh për evente apo fotografitë e publikuara në Instagram.

Sara Hoxha vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku përveç fotove nga angazhimet dhe daljet publike, ndan herë pas here edhe momente nga përditshmëria e saj.