“S’jam e denjë…”/ I kërkoi të ndryshojë fe, Rikja i jep këtë përgjigje ndjekësit

August 17, 2026


Rike Roci ka folur hapur për raportin e saj me fenë dhe besimin në Zot, pas një mesazhi që mori nga një ndjekës në Instagram.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, u përball me një koment që e këshillonte t’i përkushtohej më shumë fesë islame.

“Ktheju fesë Islame ende më mirë sepse je diamant vajzë, mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkroi ndjekësi.

Rike vendosi t’i përgjigjej publikisht, duke sqaruar njëherë e mirë se çfarë raporti ka me besimin.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Besoj, dhe besoj shumë. Me kismet, do ta bëj përsëri Umren. Po, jam mëkatare dhe ndonjëherë ndihem sikur nuk jam e denjë për këtë fe. Por mendoj se secili prej nesh e di vetë çfarë lidhjeje ka me Atë lart. Në fund, rëndësi ka që Ai e njeh shpirtin tim, e di çfarë kam në zemër dhe kjo më mjafton.”

Me këtë përgjigje, Rike bëri të qartë se besimi është një çështje personale për të dhe se nuk dëshiron që raporti i saj me fenë të gjykohet nga ajo që të tjerët shohin në rrjetet sociale.

Ajo zbuloi gjithashtu se dëshiron ta kryejë përsëri Umren, ndërsa pjesën tjetër preferon ta lërë mes saj dhe Zotit.



Source link