Kush do ta zëvendësojë Megi Pojanin në “Për’puthen”? Përfliten dy emrat nga Big Brother – Lajme Big Brother Vip
Ndërsa është bërë e ditur se Megi Pojani nuk do të jetë më pjesë e prezantimit të “Për’puthen”, spekulimet për pasardhësen e saj kanë filluar të intensifikohen. Edhe pse është raportuar për një ndryshim në moderim, institucioni televiziv nuk ka konfirmuar ende se kush do ta marrë stafetën në sezonin vijues.
Për momentin, në qendër të vëmendjes janë dy personalitete të njohura nga “Big Brother VIP Albania”, të cilat po lakohen si pretendente të mundshme. Heidi Baci, e cila spikati në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndërtuar tashmë një karrierë televizive në Top Channel.
Ajo ka qenë pjesë e formatit “Goca dhe Gra”, për të drejtuar më pas “Big Brother VIP Fan Club”, ndërsa së fundmi është angazhuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
Përkrah saj përmendet edhe Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, e cila ka gëzuar një vëmendje të vazhdueshme mediatike pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Aktualisht, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel për atë se kush do t’i besoni drejtimi i këtij formati. Lëvizja më e rëndësishme në këtë ndryshim të sezonit mbetet zëvendësimi i figurës kryesore të programit.
Pojani, e cila e ka udhëhequr “Për’puthen” që nga viti 2023, do t’i lërë vendin një moderatoreje të re.
Mbetet të shihet nëse zgjedhja do të bjerë mbi Heidi Bacin, Selin Bollatin apo dikë tjetër, ndërsa jemi në pritje të nisjes së sezonit të ri televiziv.