Del lajmi i hidhur për gjendjen e fundit të Blertës – këto fjalë do t’ua këpusin shpirtin, s’do t’i mbani lotët – Ora Info
Pas rreth gjashtë muajsh mungesë nga rrjetet sociale, influencerja shqiptare Blerta është rikthyer me një rrëfim të gjatë, emocional dhe tejet personal për periudhën e vështirë që ka kaluar dhe gjendjen e saj shëndetësore.
Për një kohë të gjatë, ajo kishte qëndruar larg syrit të publikut, duke mos dhënë shumë detaje për atë që po përjetonte.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Blerta ka treguar se as vetë nuk e dinte se si dhe kur do të rikthehej te ndjekësit, pasi kishte shpresuar që dita e rikthimit të vinte atëherë kur do të mund të thoshte se gjithçka ishte përmirësuar dhe se më në fund ndihej mirë.
Megjithatë, realiteti ka qenë ndryshe nga ajo që kishte shpresuar. Blerta ka pranuar hapur se ende nuk është mirë dhe se gjendja e saj vazhdon të jetë e vështirë. Ajo ka zgjedhur të mos e fshehë këtë fakt, por t’u japë ndjekësve një shenjë pas një periudhe të gjatë heshtjeje.
“Mendoj se dalëngadalë ka ardhur koha të lajmërohem sërish te ju. Nuk e dija se si do të kthehesha një ditë këtu dhe nëse do të vinte momenti kur do të mund të thosha se më në fund jam mirë. Por nuk e di kur do të vijë ai moment.
Para se të kalojë edhe më shumë kohë, thjesht doja t’ju jepja një shenjë jete”, ka shkruar ajo.
Gjashtë muajt e fundit, sipas Blertës, kanë qenë të mbushur me shumë momente të vështira dhe zhvillime personale që i është dashur t’i përballojë larg kamerave dhe rrjeteve sociale.
Ajo ka vendosur që gjatë kësaj kohe të përqendrohet te shëndeti dhe jeta e saj, duke u përpjekur të përballojë çdo ditë dhe të vazhdojë përpara pavarësisht vështirësive.
Por rikthimi i saj nuk ka ardhur me lajmin pozitiv që ndoshta shumë prej ndjekësve do të kishin dëshiruar ta dëgjonin.
Përkundrazi, Blerta ka qenë e sinqertë duke treguar se beteja e saj ende nuk ka përfunduar.

“E vërteta sot është thjesht se nuk jam aspak mirë. Trupi im po më tregon shumë qartë se sa shumë mund të ndryshojë gjithçka brenda minutash dhe orësh dhe se jam më e sëmurë nga sa ndoshta kam dashur t’ia pranoj vetes.
Ky definitivisht nuk është fundi i lumtur që doja për jetën time”, ka rrëfyer ajo.
Ajo ka treguar se për një kohë kishte menduar se rikthimi në rrjete sociale do të shoqërohej me një tjetër histori. Shpresonte që në momentin kur do të paraqitej sërish para ndjekësve, të mund të thoshte se periudha më e vështirë kishte mbetur pas dhe se tashmë po hynte në një fazë më të mirë të jetës.
Por, siç ka bërë të ditur vetë ajo, ky moment ende nuk ka ardhur. Beteja vazhdon dhe Blerta ka paralajmëruar se më shumë detaje rreth asaj që ka përjetuar do t’i ndajë gradualisht, atëherë kur të ndihet e gatshme dhe kur të ketë forcën e nevojshme për të folur.
Pavarësisht gjithçkaje, mesazhi i saj i fundit nuk ka qenë vetëm një rrëfim për vështirësitë, por edhe një dëshmi e dëshirës për të mos u dorëzuar.
Në fund të postimit, ajo ka zgjedhur një fjali të thjeshtë, por shumë domethënëse: “Për sot thjesht doja të thosha: Jam ende këtu. Dhe për sa kohë që jam këtu, kam gjithmonë shpresë”.
Blerta prej kohësh e ka bërë publike betejën e saj shëndetësore me Craniocervical Instability, diagnozë të cilën e ka të shënuar edhe në profilin e saj në Instagram.
Kjo gjendje ka qenë pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë për të, gjatë të cilit është përballur me trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale.
Gjatë vitit të kaluar, bashkëshorti i saj, Blero Syla, kishte informuar ndjekësit për gjendjen e Blertës dhe trajtimin e saj në Spanjë.
Ai kishte treguar edhe për ndërhyrjen kirurgjikale dhe për periudhën e vështirë të rikuperimit, e cila ishte shoqëruar me dhimbje të forta.
Në tetor të vitit 2025, Blero kishte bërë të ditur gjithashtu se Blerta kishte kaluar disa ndërhyrje kirurgjikale brenda një periudhe të shkurtër, duke treguar se rrugëtimi i saj shëndetësor ishte i gjatë dhe aspak i lehtë për t’u përballuar.
Tash, pas gjashtë muajsh larg rrjeteve sociale, Blerta ka zgjedhur të rikthehet jo me një histori të përfunduar me një “happy end”, por me një mesazh të sinqertë për realitetin e saj.
Ajo ende po përballet me vështirësi, ende nuk ndihet mirë dhe ende nuk e di se kur do të vijë dita kur mund të thotë se gjithçka ka kaluar.
Megjithatë, ajo ka vendosur të jetë sërish pranë ndjekësve të saj dhe t’u tregojë se është ende këtu. Dhe pikërisht kjo fjali duket se përmbledh më së miri gjithë betejën e saj: për sa kohë që është këtu, shpresa vazhdon të ekzistojë./ORAinfo/
