“Big Brother VIP Albania” do të rikthehet edhe këtë sezon, ndërsa Sara Hoxha ka reaguar pas pyetjeve të ndjekësve për edicionin e gjashtë të reality show-t.
Pikëpyetjet kanë lindur për shkak të kalendarit të ri të ndeshjeve të Serie A, të cilat do të transmetohen edhe të martën dhe të mërkurën. Një ndjekës i ka shkruar Sarës duke e pyetur nëse kjo mund të ndikojë te “Big Brother VIP”, pasi këto ditë janë përdorur më parë edhe për netët Prime.
“Ska big brother kete vit??se ndeshjet treasmetohen te marte te merkure”, i shkruan ndjekësi.
Sara Hoxha ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht dhe shkurt: “po ku rrime dot ne pa @bigbrotheralb_vip 👀🤪”

Një tjetër ndjekës ka ngritur të njëjtën pyetje, duke shkruar: “Po bigu sdo jete kete vit???se ndeshjet zako isht jane te marte te merkure qe eshte kohe prime”.
Me përgjigjen e saj, Sara heq dyshimet për zhvillimin e edicionit të ri, ndërsa nuk ka dhënë ende detaje për ditët kur do të transmetohen Prime-t.
“Big Brother VIP Albania” pritet të vijë me edicionin e gjashtë, ndërsa deri tani Top Channel nuk ka bërë publik kalendarin e transmetimit apo emrat që do të jenë pjesë e kastit.