Bora Zemani thyen heshtjen pas lajmeve për largimin nga Top Channel – Lajme Big Brother Vip
Për herë të parë që nga publikimi i lajmeve se karriera e saj në Top Channel ka marrë fund dhe se nuk do të jetë më pjesë e ekranit për sezonin vjeshtor, Bora Zemani ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Moderatorja ka preferuar të mos u përgjigjet drejtpërdrejt zërave që kanë pushtuar mediat së fundmi. Në vend të një sqarimi zyrtar, ajo ndau me ndjekësit disa momente nga pushimet, ku shihet e shoqëruar nga partneri i saj, Donald Veshaj, dhe i biri.
Në një nga fotografitë, vihet re Donaldi duke shkrepur një selfie gjatë kohës që po argëtoheshin në det, me djalin e Borës përkrah tij dhe moderatoren në sfond.
Ky postim ishte i shoqëruar vetëm nga ikona e diellit, pa dhënë asnjë sinjal apo koment për zhvillimet profesionale që po diskutohen gjerësisht.
Kjo është shfaqja e parë publike e Zemanit që pas përfundimit të bashkëpunimit të saj disa-vjeçar me televizionin në fjalë. Ajo vijon të mos japë një version zyrtar rreth largimit dhe mban të pazbuluar vendin ku publiku do të ketë mundësi ta shohë sërish në ekran.
Ndërkaq, në media dhe rrjetet sociale vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet se Bora mund të transferohet në Vizion Plus për të marrë drejtimin e “Ferma VIP Club”. Megjithatë, një zhvendosje e tillë mbetet e pakonfirmuar.
Për momentin, moderatorja ka zgjedhur të shmangë çdo diskutim lidhur me karrierën e saj televizive, duke u përqendruar vetëm te ndarja e momenteve familjare nga ditët e pushimit.
