Ndryshime në sezonin e ri, emri që pritet të marrë drejtimin e “Portokalli” do t’ju befasoje – Lajme Big Brother Vip

August 15, 2026


Sezoni i ri televiziv do të sjellë inovacione në “Portokalli”, ku një nga këto është lidhur ngushtë me kreun e spektaklit të humorit në Top Channel.

Bëhet fjalë për Agron Llakajn, një prej figurave më të njohura të humorit shqiptar dhe një emër i lidhur ngushtë me historinë e “Portokalli”. Sipas informacioneve të siguruara nga “Loki magazine”, pas 16 vitesh nga largimi i tij, Llakaj pritet të rikthehet këtë sezon në program, këtë herë sërish në drejtimin e tij.

Kthehemi në një format ku Llakaj ka qenë gjithmonë një nga personazhet kryesorë, duke udhëhequr dhe kontribuar me karakteret e tij komike që kanë lënë gjurmë në spektaklin.

Pikëpyetja që mbetet lidhet me Salsano Rrapin, të cilit prej vitesh i është besuar drejtimi i “Portokalli”. Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e moderimit dhe do ta drejtojë spektaklin në bashkëpunim me Llakajn, apo sezoni i ri do të sjellë një formulë tjetër.

Çdo detaj mbi organizimin e drejtimit të programit do të zbulohet vetëm pas prezantimit zyrtar të sezonit të ri.

Rikthimi i Agron Llakajt është pritur me shumë emocion dhe konsiderohet si një nga risitë më të rëndësishme të këtij sezoni në “Portokalli”, pas një mungese të gjatë./lokimagazine



Source link