Megi Pojani ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për shkak të një ndryshimi të dukshëm në paraqitjen e saj.
Moderatorja ka publikuar në Instagram disa fotografi ku shfaqet me flokët ngjyrë karrotë, dukshëm ndryshe nga flokët e errët me të cilët publiku është mësuar ta shohë.


Look-u i ri ka sjellë menjëherë reagime nga ndjekësit. Në seksionin e komenteve nuk kanë munguar komplimentet, ndërsa disa e kanë krahasuar paraqitjen e saj edhe me atë të një personazhi superhero.
Megi njihet për eksperimentet me stilin dhe paraqitjet e ndryshme në rrjetet sociale, ndaj edhe këtë herë ndryshimi nuk ka kaluar pa u vënë re.