Bora Zemani në Vizion Plus? Merr drejtimin e këtij emisioni?

August 15, 2026


Orët e fundit, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë aludime për një lëvizje të mundshme të Bora Zemanit nga Top Channel drejt Vizion Plus.

Moderatorja ka një histori të gjatë në Top Channel dhe është identifikuar me disa prej formateve më të ndjekura të këtij televizioni, ndaj çdo zë për një largim të mundshëm ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Sipas burimeve jozyrtare që po qarkullojnë në rrjet, Bora Zemani mund të marrë drejtimin e “Ferma VIP Club”, një prej programeve që shoqërojnë formatin kryesor “Ferma VIP”.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Bora Zemani, Vizion Plus apo produksioni i “Ferma VIP” për një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, në rrjet vazhdon të përflitet edhe e ardhmja e Arbana Osmanit në këtë format. Sipas disa burimeve, moderatorja ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Vizion Plus për drejtimin e “Ferma VIP”.

Mbetet për t’u parë nëse zërat për kalimin e Bora Zemanit në Vizion Plus do të konkretizohen, apo do të mbeten vetëm pjesë e spekulimeve që zakonisht shoqërojnë sezonin e ri televiziv.



Source link