Asistenca Rrugore e Kosovës nuk ju lë në rrugë, mbi 33 mijë anëtarë që udhëtojnë me më shumë siguri
17
Kur një automjet pëson defekt në mes të rrugës, pyetja e parë që i shkon ndërmend çdo drejtuesi është e njëjtë: kë të telefonojë? Pikërisht për t’i dhënë përgjigje kësaj nevoje u themelua në vitin 2022 Asistenca Rrugore e Kosovës, e cila sot, sipas të dhënave të kompanisë, numëron mbi 33 mijë anëtarë aktivë dhe ka trajtuar rreth 12 mijë raste asistence.
E udhëhequr nga themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Lulzim Isufi, kompania synon të ofrojë më shumë sesa transport të automjeteve – një sistem të organizuar asistence për drejtuesit që përballen me situata të papritura në rrugë.

Në katër vite veprimtari, kompania ka ndërtuar një rrjet me mbi 200 partnerë në Kosovë, Shqipëri, rajon dhe Evropë, duke ofruar shërbim 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Asistenca përfshin defektet mekanike, bateritë e shkarkuara, gomat e dëmtuara, mungesën e karburantit, aksidentet dhe transportin e automjeteve. Sipas kompanisë, koha mesatare e reagimit është rreth 22 minuta në Kosovë, 34 minuta në Shqipëri dhe rajon, ndërsa në vendet evropiane asistenca organizohet mesatarisht brenda një ore. Përmes partneriteteve ndërkombëtare, shërbimi shtrihet në vendet e Evropës, përfshirë BE-në, zonën Schengen, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe Bosnjën.
Të dhënat e kompanisë tregojnë se pjesa më e madhe e rasteve nuk lidhet domosdoshmërisht me aksidente, por me probleme të zakonshme si defektet mekanike, bateritë, gomat apo mungesa e karburantit. Për këtë arsye, Asistenca Rrugore e Kosovës ofron disa paketa të përshtatura me mënyrën e udhëtimit: Kosovë, Kosovë & Shqipëri, Rajoni, Rajoni Premium dhe Evropë. Anëtarësimi bazë nis nga 29.99 euro në vit, ndërsa paketat më të avancuara ofrojnë mbulim më të gjerë gjeografik dhe përfitime shtesë. Në të gjitha paketat përfshihet transporti i automjetit dhe i pasagjerëve, sipas kushteve përkatëse.
Një pjesë e rëndësishme e shërbimit është edhe teknologjia. Kompania thotë se rastet menaxhohen në mënyrë digjitale, monitorohen deri në përfundim dhe përdoren për kontrollin e cilësisë dhe analizën e performancës. Sistemet digjitale mundësojnë koordinimin në kohë reale me partnerët dhe përzgjedhjen e ekipit më të afërt me klientin. Paralelisht, kompania synon të investojë më tej në digjitalizim, automatizim dhe inteligjencë artificiale, duke zgjeruar edhe rrjetin e partnerëve në Evropë.

Për Asistencën Rrugore të Kosovës, sfida kryesore mbetet ruajtja e besimit të klientëve në momentin kur ata kanë më së shumti nevojë për ndihmë. Kompania u ofron qytetarëve mundësinë e anëtarësimit në zyrat në Prishtinë, në pikat e SHELL Kosovo, IP Petrol dhe BALLKAN Petrol, përmes partnerëve financiarë VLLESA dhe FINSER, si dhe online në faqen zyrtare. Për raste emergjente, shërbimi është në dispozicion 24/7 përmes telefonit dhe WhatsApp-it në numrat +383 46 100 011 dhe +383 38 600 555. Ambicia e kompanisë, sipas drejtuesve të saj, është të vazhdojë zhvillimin e standardeve të asistencës rrugore në Kosovë dhe ta zgjerojë praninë e saj në rrjetin evropian.
