Pamje apokaliptike nga flakët në rrethinën e Tiranës, rrezikohen zjarrfikësit

August 12, 2026


Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në rrethinat e Tiranës, në Daias.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar edhe probleme për zjarrfikësit.

Në pamjet e publikuara nga Top Channel ëshrë parë momenti kur zjarrfikësve u kërkohet të futen brenda makinave dhe të largohen.

Shqipëria gjatë ditës së sotme është përballur me disa vatra të reja të zjarrit.

Përveçs Daias në Tiranë, edhe në lagjen “Abaze” të Krujës është bërë evakuuimi i banorëve, pasi që zjarret kanë paraqitur rrezik për zonën.

 




Source link