Anita Haradinaj reagon për vizitat e diasporës në Kuvend: “Parlamenti nuk është muze”
24
Anita Haradinaj ka reaguar pas mundësisë që pjesëtarët e diasporës të vizitojnë Kuvendin e Kosovës.
Ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen këto vizita, duke theksuar se Kuvendi është institucioni më i lartë ligjvënës i Republikës së Kosovës.
“Parlamenti nuk është muze e as sallë dasmash, është institucioni më i lartë i një Republike”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se parlamenti duhet të mbrohet si akti më i lartë legjislativ.
“Parlamenti duhet të jetë shenjë e pranisë, parlamenti nuk është pikë turistike!!! Për një votë me shembet nuk bëhet shteti tallava!!!”, ka përfunduar ajo reagimin e saj.
