Dikur theu rrjetin me hyrjen e saj në “Përputhen”, Sindi Loci në një romancë dashurie: “Mashkulli im” (Foto)

August 11, 2026


Sindi Loci, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”, duket se po përjeton një kapitull të ri në jetën personale.

Ish-konkurrentja ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka publikuar fotografinë e një mashkulli, të cilit ka zgjedhur t’ia mbulojë fytyrën me një emoji.

Ajo që ka ngritur menjëherë dyshimet se bëhet fjalë për partnerin e saj është pikërisht përshkrimi që Sindi ka vendosur krahas fotos: “My man”, shoqëruar me simbolin e syrit të kaltër.

Edhe pse nuk ka zbuluar identitetin e tij dhe ka preferuar ta mbajë fytyrën larg syrit të publikut, postimi është interpretuar si një konfirmim se Sindi është në një lidhje dashurie.

Kujtojmë se Sindi Loci u bë një nga personazhet më të komentuar gjatë pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”, ku hyrja dhe rrugëtimi i saj në program sollën jo pak diskutime në rrjet.

Tashmë, vite pas asaj eksperience, duket se ish-konkurrentja ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një pjesë nga jeta e saj sentimentale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në vazhdim do të zbulojë edhe identitetin e personit që ajo e prezantoi si “My man”.



Source link