Viktima e aksidentit në Muhovc të Ferizajt është 13-vjeçar

August 10, 2026


Një person ka vdekur dje dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Klankosova.tv merr vesh se viktima është një 13 vjeçar derisa edhe personi tjetër që u lënduar është po ashtu i mitur, 16 vjeçar.

Tutje Klani merr vesh se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së veturës të cilën 13 vjeçari e drejtonte duke bërë që vetura të dilte nga rruga dhe të rrokullisej.




Source link