Glauk Konjufca i doli Albin Kurtit përpara që Time Kadriaj të mos arrinte ta godiste me vezë

August 8, 2026


Një situatë krejt e papritur është krijuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e thirrur jashtë afatit kushtetues për sot në ora 10:00 u mblodhën deputetët e legjislaturës së 11-të.

Në foltore edhe sot doli lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ndër të tjerash kërkoi afat shtesë për bisedime me partitë politike në lidhje me çështjen e presidentit.

Por derisa ai po fliste është deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila filloi ta sulmoj me vezë.

Në momentin kur ajo po hidhte vezë mbi Albin Kurtin, deputeti Glauk Konjufca doli para tij për ta mbrojtur nga vezët. Më pas deputetët e tjerë si Besnik Tahiri e të tjerët e ndaluan Time Kadriajn, duke e larguar atë, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj reaguan edhe zyrtarët policorë të cilët krijuan më pas distancë në mes deputetëve dhe Kurtit.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori vendim që të ndërpresë seancën.

Tanimë deputetët veçse disa prej tyre po largohen nga Kuvendi derisa nuk dihet se si do të rrjedhë çështja e formimit të institucioneve.

 




Source link