Ekzekutim me a*më zjarri në Korçë, humbet jetën 20-vjeçari ndërsa autori shpallet në kërkim
Në zonën e lagjes nr. 14 të qytetit të Korçës është regjistruar një krim i rëndë gjatë orëve të pasdites, ku një i ri rreth 20 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e të shtënave me armë. Nga të dhënat e para të zbardhura nga terreni, viktima është identifikuar si Johan Zuko, i cili dyshohet se është vrarë me një armë automatike tip kallashnikov.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, personi përgjegjës ka braktisur vendngjarjen dhe vijon të jetë në arrati.
Forcat e rendit janë pozicionuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore, me synim zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij krimi, si dhe identifikimin e ndalimin e autorit.
Ndërkohë, bëhet me dije se këto janë të dhëna fillestare dhe gjithçka mbetet në pritje të një deklarate zyrtare nga ana e autoriteteve policore, që pritet të hedhë dritë mbi dinamikën e plotë të ngjarjes.
The post Ekzekutim me a*më zjarri në Korçë, humbet jetën 20-vjeçari ndërsa autori shpallet në kërkim appeared first on Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit.