Atentati në Korçë, kush është 20-vjeçari që u qëllua për vde*je te pragu i shtëpisë – Lajme Big Brother Vip
Në fotografinë e publikuar shfaqet Joan Zyko, 20-vjeçari që humbi jetën tragjikisht këtë pasdite si pasojë e një sulmi me armë zjarri tip kallashnikov, ngjarje e ndodhur në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës.
20-vjeçari i ekzekutuar, Joan Zyko.

Sipas të dhënave, viktima është ndjekur nga agresori dhe ka gjetur vdekjen pikërisht në ambientet e jashtme të pallatit ku banonte, pranë spitalit të qytetit, vend ku ai kërkoi të gjejë strehim.
Përveç moshës së re, bëhet e ditur se Zyko ishte një efektiv i Forcave të Armatosura.
Deri në këto momente, autoritetet policore kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar si autor të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe janë duke ndërmarrë operacione për prangosjen e tij, ndërsa motivet pas këtij krimi mbeten ende të paqarta.